FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini-Presidenti Meta: Inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Tiranë, nisi paraditen e sotme takimet me krerët e shtetit dhe politikës, ku do t’u dorëzojë progres-raportin.

Takimet e Mogherinit nisën me Presidentin Ilir Meta. Ajo shoqërohet nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Takimi është zhvilluar në presidencë dhe pas takimit me Metën, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë ka ecur në këmbë drejt Kryeministrisë për të takuar shefin e qeverisë, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic tha se Komisioni Europian shpreh “inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?