Mogherini shuan euforinë: 5 prioritetet mbeten ende baza

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, Federica Mogherini e ka nisur fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp në gjuhën shqipe.

“Urime”, ka thënë ajo duke vijuar të flasë në italisht për arritjet e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Vetë diplomatja e BE-së tha se dëshironte të fliste në këtë gjuhë që shqiptarët e kuptojnë shumë mirë.

Mogherini u shpreh se vijimi i punës për marrjen e plotë të çeljes së negociatave, është puna në grup. ”Puna që është bërë së bashku në këtë vend mbaj mend dhe ndasitë dhe përpjekjet, ky është momenti dhe siguroj që është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar s ëbashku, qeveria me opozitën. Më lini ta theksoj këtë se përpjekja kolektive nuk janë vetëm institucionet po dhe njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini tha se pesë prioritetet kyçe do të vazhdojnë të jenë baza e punës së përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Vlerësimi i komisionit që ne miratuam dje thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në raportin dhe rekomandimet e fundit të miratuar një vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat. Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara, është moment festimi po dhe momenti për të parë punët e mëtejshme që do bëjmë së bashku. Për mua është e qartë 100% dhe numrin e të rinjve shqiptarë që bëjnë komente entuziaste. Kjo është një punë që duhet të vijojë për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem ku është një nga vendet e Europës që ka besimin më të lartë në BE. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët”, tha më tej Mogherini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?