Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk ka parë gjë akoma!
Monika Kryemadhi, pas seancës parlamentare, deklaroi se: “Ky ishte teatri i PS dhe i Ramës që tallen me njerëzit, porse opozita është e vendosur ta detyrojë Ramën t’u kërkojë falje qytetarëve të tij me çdo kusht. Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësinë e Edi Ramës dhe të Gramoz Ruçit, që nuk përjashtuan Ditmir Bushatin që goditi opozitën, – tha Kryemadhi.
– Do t’ia nxijmë jetën derisa t’u kërkojë shqiptarëve falje. Si gjithmonë frikacak, largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vetë, nga përgjegjësia e familjes nga përgjegjësia e politikës. Ai njëri që s’do t’ia dijë për fëmijën e vet, do bëjë për shqiptarët! Ta arrestojë Fatmir Xhafa tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi, për një çati që duan të rregullojnë që po ju shembet dhe nuk fusin në burg, trafikantët, kriminelët. Kanë arrestuar kuksianët, i kanë lënë në burg për atë që ai para një jave kërkoi falje. Por kuksianët e shkretë i mban në burg. Nuk ka parë gjë akoma Edi Rama!- përfundoi Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

