Monika Kryemadhi mbështet Berishën për shkrirjen e SPAK-ut: Nuk u krijua për luftë politike

Deputetja Monika Kryemadhi, ka dalë sot në mbështetje të kreut të PD, Sali Berisha, i cili pas paraqitjes në SPAK u shpreh se kjo strukturë nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.

Nëse e them tani se duhet shkrirë SPAK, do thonë se e them për problemet e mia. Por çdo instrument ligjor, për të cilin kemi votuar me qëllimin për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi, e ka dështuar misionin e tij. SPAK nuk është krijuar për luftë politike,” u shpreh Kryemadhi.

SHKARKO APP