Monika Kryemadhi: Taksat, Rama duhet të heq dorë!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga Elbasani se protesta e sotme nuk ka qëllim bllokimin e shqiptarëve, por bllokimin e rrugëve të drogës të qeverisë Rama.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se Edi Rama duhet të heq dorë nga taksat.
“Sot kemi dalë për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar në radhë të parë kryeministrin e drogës Edi Rama, i cili duhet të tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit, të tërhiqet nga TVSH për bizneset e vogla, duhet të tërhiqet nga heqja e listës së 20.000 familjeve të ndihmës ekonomike, duhet të tërhiqet nga rritja e çmimit të ujit, duhet të tërhiqet nga çdo gllabërim që I bën shqiptarëve. Ne sot këtu nuk kemi dalë për të bllokuar rrugën, por kemi dalë për të bllokuar rrugën e drogës dhe për të liruar rrugën e Kombit drejt Bashkimit Europian”,- u shpreh Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

