“Mosbindja civile”, Balla: Luli s’ka paguar faturat e ujit

”Mosbindja civile” e opozitës, ”pushtoi” takimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla me strukturat e partisë në Elbasan. Nga aty, ai ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës, ku tha se vetë Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.

“Ky është i pari që e ka filluar ”mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla. Sipas tij, për Bashën sot koefiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.

“Detyra jonë është të vazhdojmë ti bëjmë mirë Shqipërisë. Edhe pak ditë, pavarsisht tymit të gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që më 17 prill të marim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Jam shumë i sigurtë çizmet, klithmat, gomat, Luli, Saliu, Monika do vazhdojnë të njënjtën këngë, detyra jonë është të krijojmë sa më shumë punë për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë pasur mundësi tju jepet një vend pune”, tha Balla më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i takimit në Elbasan ishte për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?