FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mosbindja civile, Noka: Rama si struci, futi kokën në rërë

Pas mosbindjes civile, ku për 3 orë opozita bllokoi 4 akse rruge në vend, deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një status në profil e tij zyrtar në facebook është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama, u bë si “struc” duke futur kokën në rërë.

“Rama si struci. Kukësi dhe Shqipëria ngrihet, Rama shkrehet duke fut kokën në rërë”,-shkruan Noka në facebook.

Ai vijon duke thënë se është turp kombëtar, pasi urrejtjen që ai ndjen për kuksianët, mundohet t’a mbulojë duke u shfaqur në publik me ”kuksianë biznesmenë”, të cilët janë përkrahës të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pabesinë dhe urrejtjen e tij ndaj Kukësit dhe veriut mundohet t’a shlyejë me takim me “kuksianët” që janë pro tarifës të cilët n’a i paraqiti si qytetarë të Kukësit që janë të dashuruar me tarifen “Rama”. Ky është një turp kombëtar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?