Moti i keq/ Rama: Rrjeti i shpërndarjes së energjisë, pika më e dobët e vendit
Në komunikimin e përjavshëm javor, kryeministri Edi Rama foli për temperaturat e ulëta që përfshinë vendin gjatë ndërrimit të viteve. Rama tha se pika më e dobët e vendit tonë gjatë motit të keq mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas tij, kjo sepse kemi trashëguar një rrjet të vjetër dhe të amortizuar ku pothuajse në 80% ka moshën e elektrifikimit të vendit.
“Viti ka nisur me vështirësi për shkak të uljes së temperaturave. Cdo dimër, kur temperaturat ulen, pika më e dobët e vendit tonë mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë. Kemi trashëguar një rrjet të vjetër dhe të amortizuar ku pothuajse në 80 % ka moshën e elektrifikimit të vendit. Pavarësisht investimeve masive në vitet e fundit, komunitetet në shumë zona rurale, në mënyrë të veçantë në zonat e veriut ku klima është më e ftohtë vazhdojnë të bien pre e shkëputjes së energjisë. Megjithatë, kjo periudhë e ndërrimit të viteve pati shkëputjet më të pakta të 26 viteve. “, tha Rama
Më tej Rama vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit ,për të cilën tha se shpërndau ndihma dhe ka shpëtuar jetë njerëzish.
“Edhe më i mirë ka qenë organizimi i Policisë së Shtetit, e cila shpërndau ndihmat dhe ka shpëtuar jetë njerëzish.”, vijoi kryeministri
Duke folur për rinisjen e shkollave, Rama siguroi nxënësit që mësojnë në shkolla të parindërtuara se nuk i ka lënë në harresë dhe se qeveria ka parashikuar fonde për të
“Ata që do të vazhdojnë mësimin në shkolla të parindërtuara i siguroj se nuk ju kemi harruar, po shumë më herët se vonë puna e qeverisë do të rinisë edhe në shkollën e tyre” tha ai
Kryeministri paralajmëroi se java që vjen do të shënojë sërish temperatura të ulëta. Ai tha se Shtabi i Emergjencave do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës në përballimin e uljes së temperaturave.
“Ditë shumë të ftohta javën e ardhshme. Shtabi i emergjencave do të jetë në krye të detyrës në përballimin e uljes së temperaturave.” tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

