Motoja e rilindjes: Poshtë Reforma në Drejtësi dhe rroftë kapja

Nga: Petrit Vasili

Garancitë e ndërkombëtarëve për reformën në Drejtësi, përrallë nga e kaluara. Muaj më parë kam thënë që Reforma në Drejtësi ka vdekur. Reforma në Drejtesi si filozofi dhe si veprim konkret ka vdekur pasi kapja e drejtësisë nga Rilindja fitoi mbi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë. Reformën e vdekur tashmë rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar:

-Nga zgjedhja e prokurores së përgjithshme, që u zgjodh kundër kushtetutës me 69 vota kur Komisioni i Venecias kishte sugjeruar që të mos përdoreshin as 84 votat që maxhoranca kishte në atë kohë si dhe pa Vetting.

-Nga asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për të legjitimuar pandëshkueshmërinë e qeverisë dhe për bllokuar mundësinë e ankimit për koncesionet, grabitjen e pronës publike etj etj.

-Nga bllokimi i qellimshem i ngritjes se KLGJ dhe KLP dhe Inspektorit te Larte te Drejtesise

-Nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut nderkohe qe kryeprokurorja e perkohshme u zgjodh pa veting dhe beri ç’deshi per muaj te tere,duke mbyllur gojen edhe per ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes qe demek e kishte bere Kryeministri duke shperdoruar detyren e duke kryer nje veper te rende penale te fshehjes se fakteve.

-Nga transformimi i komisionit te ligjeve ne inkuzitor injorant ,qe po djeg reformen me votimet idiote te tij.

-Ku eshte grupi i eksperteve te nivelit te larte qe ju dha e drejta te propozonte projektligjet e reformes? Komisioni i ligjeve i merr propozimet e eksoerteve dhe i klonon paturpesisht duke i ndryshuar totalisht ato vetem me votat e rilindjes.

-Edhe projektligjin per Magjistraturen komisioni i ligjeve e klonoi dhe votoi hajduterisht vetem me votat e rilindjes duke hequr afatet e ligjit megjithe insistimin e forte parimor te opozites.

Rilindja me britma histerike thoshte se “reformen po e bejne ekspertet dhe ne nuk nderhyjme”, ndersa sot draftet e eksperteve te nivelit te larte jane zevendesuar nga klonimet e sharlataneve te komisionit te ligjeve. Ndaj reforma ka vdekur. Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit te shtate ligjeve eshte shuar se bashku me nderkombetaret ambasadore a misione qofshin qe i dolen asaj per zot.

Sot ka vetem arna dhe klonime qe po riciklojne fatalisht drejtesine e vjeter. Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje perralle nga e kaluara. Motua e rilindjes eshte: Poshtë reforma në drejtësi dhe rroftë kapja.

SHKARKO APP