Muç Nano: Rama ka ca probleme. Duhet të shkojë te psikologu

Sfidën e kryeministrit ndaj mediave, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, analisti Mustafa Nano e sheh si një problem të Ramës me zërat kritikë.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Nano u pyet për deklaratën e kryeministrit, i cili dy ditë më parë u shpreh se “ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”.

Për analistin Nano, kjo tregon frikën e kryeministrit nga mediat dhe zërat kritikë. “Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit.  Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa mitingu i Presidentit Meta, që ishte madhështor, ka rritur frikën dhe haliçunacionet në kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?