Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë. Gati të hyjnë në grevë urie

Qeveria ende nuk ka dhënë zgjidhje për naftëtarët dhe këta të fundit janë ngritur sërish në protestë. Përballë kësaj situate ata po e shqyrtojnë edhe mundësinë e grevës së urisë.

Të shkojmë te sfera që ndodhet brenda në uzinë. Të shikojmë do të vijë shteti apo jo. 100 mjekë u mblodhën dhe e gjetën gjuhën, ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidh njeri. Të shkojmë të gjithë brenda. Të futemi në grevë urie. Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin”,- tha një naftëtar.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës, u shpreh se janë në mes të katër rrugëve. ”Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri. Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në gjykatë. Nuk kemi asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës”,- tha ai.

SHKARKO APP