Qeveria ende nuk ka dhënë zgjidhje për naftëtarët dhe këta të fundit janë ngritur sërish në protestë. Përballë kësaj situate ata po e shqyrtojnë edhe mundësinë e grevës së urisë.
”Të shkojmë te sfera që ndodhet brenda në uzinë. Të shikojmë do të vijë shteti apo jo. 100 mjekë u mblodhën dhe e gjetën gjuhën, ne jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidh njeri. Të shkojmë të gjithë brenda. Të futemi në grevë urie. Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin”,- tha një naftëtar.
Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës, u shpreh se janë në mes të katër rrugëve. ”Shkuam në Tiranë për të biseduar dhe nuk na priti njeri. Do ndjekim çdo rrugë ligjore pasi tani shoqatën e kemi të ligjëruar edhe në gjykatë. Nuk kemi asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës”,- tha ai.
