NATO dhe SHBA paralajmërojnë për të tjera sulme terroriste në Kabul: Ditët në vijim, të rrezikshme

SHBA dhe NATO kanë paralajmëruar për të tjera sulme terroriste në Kabul, që mund të ndodhin në ditët në vijim, ndërsa operacionet e evakuimit vijojnë.

Paralajmërimi vjen pasi ushtria amerikane njoftoi sot se ka vrarë me dron një nga planifikuesit e sulmit kamikaz të grupit terrorist ISIS-K në aeroportin e Kabulit.

Kjo mund të nxisë reagime më të ashpra të ISIS, ndërsa Shtëpia e Bardhë bën me dije se ditët në vijim, ka të ngjarë të jenë më të rrezikshme.

“Ne po i monitorojmë këto kërcënime, shumë, shumë konkretisht, praktikisht në kohë reale. Jemi përgatitur për veprimet e mundshme të tyre”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

SHKARKO APP