Ndërron jetë nga Covid-19 në moshën 58 vjeçare gazetari i njohur Artjan Tepelena

Në këtë të shtunë tragjike, ku mësohet se kemi 4 turistë rus të vdekur në Qerret dhe një grua në Astir hedhur nga kati i tretë, vjen lajmi tjetër i dhimbshëm. Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi i miqve të tij gazetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?