Ndryshimet e njëanëshme Kushtetuese/Ambasadori Britanik: Duhej konsensus

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën e Shqipërisë. Sipas Norman, do duhej të kishte konsensus për ndryshimet e sotme, siç kishte për marrëveshjen e 5 qershorit.

”Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës. Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?