Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, Klosi: Hile e vjetër sa vetë lideri i PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka deklaruar e propozimet e opozitës në lidhje me votimin me dokumente të huaja nga ana e diasporës në 11 maj, është një përpjekje për të krijuar një mekanizëm lehtësisht të manipulueshëm.

Në fjalën e tij në Kuvend, Klosi shtoi se kjo është një hile e vjetër.

“Hile, jo dëshirë që shqiptarët të votojnë më shumë. Hile e atij nga kati i 8, kërkohet të ndërtohet një mekanizëm lehtësisht i manipulueshëm saqë e gjithë kjo politikë kombëtare dhe dëshirë e shqiptarëve për të kontribuar me votën e tyre, duan ta hedhin në erë e ta degjenerojnë, që të thonë më pas humbën sepse nuk kishin mundësi të bënin hilen e vjetër sa vetë lideri i tyre”, tha Klosi.

SHKARKO APP