Ndryshimet në statut, PD mbledh Kryesinë për të diskutuar rekomandimet (FOTO)

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kesaj te shtune Kryesinë e partise pasi grupi i punës ka mbledhur propozimet për ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike

Mbledhja e Kryesisë së PD-së  ka nisur rreth ores 18:46 dhe i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Dy forumet do të miratojnë statutin e ri të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar që pritet të mblidhet në fund të muajit nga ku do të nisë faza për riorganizimin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pas analizës për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike  

 Procesi eshte udhehequr nga dy parime: 

 Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti

Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

Propozimet e dala gjate analizes

Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani

Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri

Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise.

Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.

Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

  • Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;
  • Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
  • Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
  • Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
  • Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?