Në kohë pandemie dhe emergjence kombëtare, kryeministri firmos leje fshatrash turistikë dhe hotele

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë janë miratuar të paktën 23 vendime ku katër prej tyre lidhen me ndërtime kompleksesh.

Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj.

Leja e parë për Kokome Bay Resort nuk është një projekt i ri, ai flitet prej vitesh por që në hapat e parë kur u shfaq interes nga investitoët u shoqërua me përplasje të shumta lidhur me pronësinë e tokës. Përplasja lidhet me pretendimin për tokën shtet dhe atë të banorëve të zonës.  Kakome Bay Resort është dizejnuar në një sipërfaqe 290 mijë m2 në një nga gjiret më të bukura në vend. Sipas të dhënave të projektit jo më shumë se 10.5 për qind e gjithë sipërfaqes do të përdoret për ndërtim dhe lartësia maksimale e ndërtesave do të jetë jo më shumë se 2 kate. Riviera Kakome ka shpenzuar deri më tani 3 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së aksesit në zonë. Sipas vendimit, leja e zhvillimit është për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Për kompleksin tjetër në Dhërmi është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.

Në Hamallaj është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.

Po kështu është miratuar leja për Piramidën e cila do të ndryshojë funksion dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të bëjë rikonstruksion.

Katër bashki në vend kanë marrë miratimin e tyre për planet e përgjithshme vendore dhe bëhet fjalë për Gramshin, Këlcyrën, Përmetin dhe Roskovecin. Për Bashkinë Himarë është miratuar një ndryshim në planin ekzistues vendor teksa KKT ka dhënë miratimin edhe për 11 plane të detyruara vendore për 11 zonat e reja të zhvillimit.

Vendimet e marra nga KKT

  1. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Gramsh.
  2. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Këlcyrë.
  3. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet.
  4. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.
  5. Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë, miratuar me Vendimin Nr. 2, datë 16.10.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit
  6. Njoftim për miratimin e 11 Planeve të Detyruara Vendore për 11 Zonat e Reja të Zhvillimit.
  7. Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
  8. Leje Zhvillimi për objektin: “Nënstacioni Elektrik në qendër të Tiranës”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.
  9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni dhe fuqizimi i segmentit të linjës 35 kV Tec/Fier-Hoxhare”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues “OSHEE” sh.a.
  10. Leje Zhvillimi për objektin: “Rehabilitimi i sistemit rrugor dhe menaxhimi i parkimeve publike në QSUT , me vendodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla 9-vjeçare e mesme jo publike 4 kat dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 8 kat me 1 kat nëntokë, në Rrugën “Dëshmorët”, Bashkia Kukës”, me zhvillues Entin Kombëtar të Banesave.
  13. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks sportiv, tenisi dhe basketbolli, Bashkia Shkodër”, me zhvillues “Shkodra Tenis” sh.p.k dhe “Albaphoto” sh.p.k.
  14. Leje Zhvillimi për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.
  15. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.
  16. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.
  17. Leje Ndërtimi për objektin: “Rishikimi i kushteve të lejes ekzistuese, shtyrje afati dhe ndryshim subjekti zhvillues të resortit turistik “Green Coast”, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. dhe Z. Aleksandër Frangaj.
  18. Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon për grumbullimin dhe përpunimin e mandarinave, Xarrë, Bashkia Konispol, me zhvillues shoqërinë “Agro-Kulturë Xarrë”sh.p.k.
  19. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin, dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve, me vendndodhje në Bashkinë e Lushnjes, me zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.
  20. Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ferma Agroturizëm “Pema e Jetës”, me vendndodhje në Shkallnur, Bashkia Durrës, me zhvillues shoqërinë “BUNA” sh.p.k.
  21. Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Aplikimi i teknikës më të fundit të eficencës në godinën e MIE-s (ish MTI)”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  22. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Tirana Business Park, faza e ndërtimit 1, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.
  23. Leje ndërtimi për objektin: “Ambient ndihmës në funksion të Hec Bele 1”, Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues Euron Energy sh.p.k.
  24. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 28.02.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

SHKARKO APP