Në pranga bashkëpunëtorët e ”Tires”, Rama: Lajm i mirë, qytetarët të denoncojnë

Këtë të martë, në një konferencë online me gazetarët me fokus edhe shëndetësinë, kryeministri Edi Rama foli për arrestimet e fundit te spitali Covid 2 ”Shefqet Ndroqi”. Teksa tha se ky është një lajm i mirë, inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla në spitalet e vendit.

”Falenderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e arrestimit te ”Shefqet Ndroqi”, lajm i mirë. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin dhe pastërtinë. Jo vetëm në kushtet e tyre, por dhe të performanës që vazhdon. Qytetarët të mos ngurojnë të denoncojnë raste të tilla”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?