FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Samitin e Diasporës del dikush me mbiemrin “Berisha”, batuta e Ramës dhe salla që qesh

Salla ku po zhvillohet Samiti i Diasporës që parashikon t’i japë zgjidhje problemeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mbushur me të qeshura nga batutat e kryeministrit Rama për mbiemrin ‘Berisha’. Një shqiptar që jetonte në Gjermani tha se e kishte mbiemrin “Berisha”, por kaq ka mjaftuar që kryeministri të komentonte: “Si mund të na mungonte një Berishë këtu!”

Në përgjigje qytetari i thotë se është një Berishë i duruar, ndërsa Rama ia kthen: “Bëj pyetjen, se ju Berishët keni një gjë, që flisni gjatë shumë”.

Pikërisht këtu nisën edhe të qeshurat në sallë, ndërsa Rama vijoi me përgjigjen e tij për përmirësimin e rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja: Sa është në gjendje qeveria shqiptare të forcojë rendin dhe ligjin që të ndjehemi komfort të investojmë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: E para dhe e fundit pyetje, ulu tani se s’ka tjetër. Në orën 7 kemi një koncert, zërat atje janë më të bukur se i imi. Nuk dua t’ju mbaj më gjatë. Mund t’ju them dy gjëra. Po bëjmë një reformë shumë rrënjësore. Kemi një moment ngecje se ligji i vettingut për të hequr nga sistemi të korruptuarit është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. Besoj se kjo reformë do na japë një faqe të re. Sa për Rendin, besoj se keni ardhur më përpara në Shqipëri e keni ndryshimin para syve. Nëse do vije 5 vite më parë do ju ndalonte një polic dhe do ju kërkonte birrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?