Në tryezë me Gjiknurin, Paloka: PD nuk përcakton se kë zgjedh Kryeministri nga llumi i tij

Gazeta gjermane “Bild” fshiu disa orë pas botimit artikullin për financimin e fshehte në llogari te PD-se dhe kryedemokratit Basha.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke përmendur termat e një kolegut të tij tha se ishte “masturbim politik që i zgjati pak socialistëve, nuk arritën as në organizëm”

Paloka ishte i ftuar në studion e intervistës së Televizionit Ora me gazetaren Beti Njuma.

Po a ka ndërhyrë PD-së për të fshirë këtë shkrim?

Ish deputeti demokrat e mohon kategorikisht: “As që bëhet fjalë që ne të ndërhyjmë për gjëera të tilla. Është Balla dhe Fuga që merren me futje dhe nxjerrje lajmesh të rreme me pagesë nëpër mediat e tjera por mesa duket me BILD nuk i eci. Madje duke bërë shaka thamë mos u ka ngritur ndonjë kurth “Bild” sa e bëri Taulantin të lëpinte të gjithë pështymat që kishte hedhur për BILD, kur ajo publikoi përgjimet për vjedhjen e votave. Dy orë qëndroi ai publikim online. Ata që e prisnin e morën menjëherë ta shpërndanin.

Po a kishte sinjale që BILD do publikonte një shkrim të tillë?

Edi Paloka: “Nuk punon njeri nga PD tek “BILD”  thotë Paloka duke shtuar se ajo që është publikuar është ribotim i Mother Jones por që me ironi Paloka e quan “Father Soros”. Janë sajesa të bëra në zyrën e Ramës. Janë cuar atje dhe është paguar për ti botuar. Edhe drejtësia e kapur nga Rama nuk arriti ti vërtetojë, sepse ishte një përrallë e trashë, sa as sigurimi i shtetit nuk do e bënte kaq të trashë.

Çfarë përpiqen tu mbushin mendjen shqiptarëve se Basha bleu Putin e Trump që të pengonte integrimin e Ramës. Ju mendoni se Taulant Balla e mban hapur BILD dhe sapo doli e mori të bëjë share? Kaq mjafton të kuptohet. Publikimi erdhi menjehere pas tryezes per reformen zgjedhore”

“Ulja në tryezë me Gjiknurin, PD nuk përcakton se kë zgjedh Kryeministri nga llumi i tij”

Marrëveshja politike për reformën zgjedhore u shoqërua me debate të shumta. Të shumtë ishin ata që e përshëndeten uljen në tryezë të opozitës jashtëparlamentare por nuk munguan dhe kritikat ndaj saj.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, u shpreh se qeveria duhet ta nxjerrë reformën zgjedhore nga parlamenti monist dhe të përfshijë edhe opozitën.

Sipas tij Rama duhet të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut, ndër të cilat është edhe reforma zgjedhore.

‘’Nuk hapen negociatat nëse nuk plotësohen kushtet e Bundestagut. Rama u ul në tryezë me ne dhe vërtetoi që parlamenti është ilegjitim.’’

Përsa i përket uljes në tryeze me Damian Gjiknurin, Paloka tha se PD nuk përcakton se kë zgjedh kryeministri nga llumi i tij për të përfaqësuar rilindjen në tryezë.

Më thoni një tjetër, kë? Taulant Ballën? Rama ka gjetur përfaqësuesin e denjë të rilindjes. Ne kemi për detyrë të çojmë në fund ato që kemi kërkuar dhe kemi shpallur.

Sa i takon çështjes së lobimit rus dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e saj, ai tha se kjo histori është qesharake, pasi kjo qeveri kërkon të mbulojë skandalet e saj të cilat janë të shumta.

‘’Këtu çdo 2 ose 3 orë ka nga një skandal, atyre nuk do u leverdiste ta nxirrnin këtë çështje pasi Basha u shpall i pafajshëm. Edhe pse drejtësia tashmë është e Ramës, megjithë presionin ndaj gjyqtarëve, përsëri Basha u shpall i pafajshëm.’’

SHKARKO APP