Negociatat, Bushati: Ka lodhje të Europianizimit

Nga Bruskeli, aty ku u takua me një grup të vogël gazetarësh, Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, foli për rekomandimin e Komisionit për çeljen e negociatave dhe vizitën e kryeministrit Rama në Berlin.

Mbi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron se nuk është koha për Ballkanin, Bushati bëri të qartë se Shqipëria i kupton problemet e Bllokut, por dëshiron të çelë negociatat për t’u “ankoruar” më mirë në BE.

”Ka edhe lodhje të Europianizimit”, ka thënë Bushati duke kujtuar se termi i mëparshëm që përdorej ka qenë ajo e lodhjes së zgjerimit. Lodhja e evropianizimit, tha ai, lidhet me shtyrje të ligjit në disa shtete anëtare. Bushati, duke folur për Euractiv, pranon se procesi është i gjatë, dhe që është i rëndësishëm kuadri strategjik i bisedimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk i kemi parë deklaratat e Macron si domosdoshmërish përjashtuese për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar BE-së”, thekson Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Bushati shpjegon se në termat e reformës në drëjtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është më në avantazh se Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po bëjmë diçka që shtetet anëtare nuk po e bëjnë”, shton Bushati, duke shpjeguar se kjo reformë ka mbështetje të gjerë, dhe është pozitive për mjedisin ekonomik. Dhe siç ka thënë dhe Komisioni, është një precedent për vendet e tjera në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?