Negociatat, Fatmir Mediu: Kërkon një qëndrim kombëtar

Pas marrjes së rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur nga salla e Kuvendit se ky është një lajmi i mirë, por që kërkon një qëndrim kombëtar. Ai i ka kërkuar Ramës që të mos drejtojë gishtin nga opozita.

”Sot është e detyrueshme nga gjithsecili nga ne që të kuptojë shpresën evropiane. Nuk kemi vendosur në pikëpyetje dhënien e kontributit për vendin, kemi votuar cdo ligj që kërkonte BE. Votuam Reformën në Drejtësi, por jo që të kapej, apo edhe paketa e 7 ligjeve”,-tha Mediu.

Nga ana tjetër, Mediu theksoi se 5 pikat janë ende prioritet. ”Kemi kërkuar hapjen e negociatave se sa më afër Europës të jemi do të kuptojmë krimin e lidhur me pushtetin dhe korrupsionin galopant. 5 prioritetet mbeten përsëri. Kemi nevojë për gjykatës dhe prokurorë që të kalojnë Vettingun. Rekomandimi duhet të ishte marrë më herët, por u vonua. Nuk mund të zgjidhen problemet duke i drejtuar gishtin opozitës dhe vendeve skeptike të BE-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e plotë sot në Parlament

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar kolegë deputetë!

Më në fund një lajm i mirë për Shqipërinë. Komisioni Europian vendosi t`i propozojë vendeve anëtare të BE, hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas një ndarje shekullore me Europën, shohim mundësi për t`ju bashkuar familjes që i përkasim gjeografikisht, historikisht dhe shpresojmë sa më parë politikisht dhe ekonomikisht.

Shqipëria ka vetëm një të ardhme, ajo është Europa. Një Europë në Shqipëri, dhe jo shqiptarë rrugëve nëpër Europë, në kërkim të punës e shpresës, që nuk e gjejnë në vendin e tyre, duke e kthyer Shqipërinë në një vend të shkretë, të mplakur dhe pa të ardhme.

Prandaj sot, nëse themi që jemi në një moment të mirë, kemi një lajm të mirë, është e detyrueshme të kuptojmë përgjegjësitë përballë shqiptarëve dhe kombit.

Mbas regjimit komunist, izolimit dhe shkatërrimit të vendit, masakrimit, burgosjes e vrasjeve, internimit të qindra mijëra intelektualëve, të përndjekurve politik që e donin Shqipërinë Europiane, shpresën, u ringjall nga studentët, Partia Demokratike, Republikane etj që u bashkuan në koalicionin kundër Partisë së Punës me thirrjen: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ishta kjo thirrja, qëllimi, puna angazhimi i qeverisë demokratike, e cila ishte e para në Ballkan që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me BE dhe më tej me NATO.

Ishin pikërisht të djathtët të cilët e kthyen vizionin e tyre politik për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, për ta bërë Shqipërinë vend anetare i NATOs, në një qëllim të shqiptarëve.

Janë shumë vendime e veprime të cilat kanë kontribuar në afrimin dhe anëtarësimin në BE.
Antarësimi në Këshillin e Europës, Nëshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit, Ftesa dhe Antarësimi në NATO, fitorja jonë e madhe kombëtare mbas Pavarësisë, Liberalizimi i vizave, një arritje e jashtëzakonshme, të cilat kanë firmën e atyre njerëzve që kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë të djathtën e këtij vendi.

Por ka dhe diçka më shumë se kaq, sepse asnjëherë kjo e djathtë nuk ka pasur hezitim apo pikëpyetje për të dhënë kontributin e saj, mbështetjen e saj, edhe kur ka qenë në opozitë, për ligjet, reformat, vendimet, rezolutat që i duheshin vendit në rrugën Europiane dhe atë të NATOs.

Gjatë këtyre viteve në opozitë kemi votuar çdo ligj dhe reformë që e kërkon Bashkimi Europian. Ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk mundej dhe nuk u bë pa opozitën. Këtë jua tha dhe vetë Mogerini dje në Tiranë. Ne u bashkuam në këtë proçes ne nje reforme per drejtesi te pavarur dhe jo per nje drejtesi te kontrolluar politike, duke miratuar ne menyre të njeanshem te 7 ligjet e paketes se reformes.

Kemi kerkuar hapjen e negociatave sepse kemi bindjen se sa me afer me Europen aq me realisht mund te luftojme krimin e lidhur me pushtetin dhe korruspionin galopant, do tu kthejme mundesine shqiptareve te vendosin me voten e tyre te lire, qeverisjen e vendit dhe jo ta leme peng te blerjes se votave apo dhunes se bandave.

Kemi vepruar keshtu me bindje edhe pse ju keni bere te kunderten kur ishit ne opozite. Keto negociata do ishin hapur vite me pare ndoshta ne te njejten kohe me Serbine dhe Malin e Zi, do ishim shume me prane BE nese ju nuk do refuzonit te votonit 3 ligje qe BE kerkonte t`i miratonim me konsensus, duke e lene peng rrugen tone Europaine interesave tuaja politike.

Historia e rruges sone Europiane nuk eshte nje histori 5 vjecare, apo 1 vjecare, eshte nje histori e kesaj demokracie, te shume njerezve te perkushtuar me punen e tyre te ndershme. Prandaj gjej rastin te falenderoj te gjithe ata qe punuan dhe punojne me ndershmeri ne shtetin tone problematik, per ta bere Shqiperine Europiane.

Kjo histori as nuk filloi sot dhe as nuk mbaron sot, ka qene dhe do ngelet nje pune e gjate.
Shqiperia Europiane eshte interesi yne kombetar, i cili duhet te na bashkoje e jo te ne ndaje, sepse kapercen cdo interes politik te cdo krahu, cdo interes politik te cdo individi.

Por si duhet te na bashkoje? Duhet te na bashkoje ne genjeshtren e politikes, apo ne te verteten e qytetareve.?? Duhet na bashkoje ne respektimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve dhe jo abuzimit dhe zhvatjes se pushtetit.?? Duhet te na bashkoje ne rrugen e kthimit te shqiptareve ne Shqiperine Europiane apo te largimit masiv te Intelektualeve, te rinjeve nga Shqiperia te pashprese per ta gjetur ate rrugeve te Europes??

Do na bashkoje ne ndertimin e nje Shteti te pergjegjshem qe nuk ben aleance dhe komandohet nga krimi, apo shtetit ku krimi ben politiken, ekonomine dhe tarfikun??

Qe te bashkohemi duhet te kemi nje marreveshje baze qe te gjithe te njohim, pranojme dhe ndryshojme realitetin, sepse jetojme ne Republiken e ndikuar nga krimi dhe korruspioni dhe jo nga ligji dhe e drejta. Ne kemi nevoje te kuptojme dhe ndertojme shtetin e se drejtes dhe jo Shtetin e Edi Rames, apo kujtdo tjeter.

Ne duhet te ndertojme shtetin e qytetareve dhe jo politikes dhe pushtetarit. Kemi nevoje per nje kushtetute qe garanton parimin Check and Balance. Qytetaret kane nevoje per qeveri qe del nga vota e lire, qeveri qe respetkon kushtetuten dhe ligjin, qeveri qe respekton te drejtat e qytetareve, e cila punon jo per ineteresat korruptive kriminale te qeveritareve apo klaneve te tyre, por per interesat e shqipatereve, te cilet duhet ta shohin Shqiperine si vendin qe duhet te ndertojne te ardhmen e tyre Europiane.

Nje qeveri qe e lufton krimin e organizuar dhe drogen dhe nuk e mbush vendin me kanabis dhe e kthen policine ne vasale te kanabisteve, qe dalin me parulla per te mbeshtetur Ministrin trafikant. Krimi i organziuar shqiptar sot eshte shtrire ne Europe, Amerike, Britani, Holande, Turqi e deri ne Kolumbi, duke u kthyer ne nje rrezik potencial per vendin

Tonelatat e droges te bllokuara apo tranzituara ne Shqiperi jane nje kecenim serioz I Sigurise Kombetare dhe tregues lidhjeve te forta qe kane ne vend. Kerkojne nje qeveri e cila mbledh aq taksa sa i duhen per te plotesuar detyrimet kushtetuese dhe jo te zhvase qytetaret e bizneset per interesa korruptive duke I cuar drejt falimentimit. Qeveria nuk mund te jete njesoj me banditin me maska qe grabisin njerezit, duke I futur doren ne xhep njerezve sepse kane ne dore shumicen e paligjeshme per te bere ligje te paligjeshme.

Kemi nevoje per nje qeveri qe detyron Kuksianet qe te paguajne per te levizur ne vendin dhe shtepite e tyre. Nje qeveri qe nuk fut ne burg Kuksianet e pafajshem dhe lirion dhe mbron banditet kriminel. Kemi nevoje per nje Republike parlamentare ku kushtetuta nuk shendrohet ne nje leter pa vlere. Nje republike ku kryeministri nuk mund te jete dhe kryeparlamentar dhe kryprokuror dhe kryegjyqtar. Shqiperia nuk mund te kete shembull te qeverisjes ate te Rusise, apo Turqise, por ate qe eshte endrra e shqipatreve shembullin Europian, ate te Gjermanise, Frances apo BRITANISE.

Kemi nevoje per nje paralment I cili zgjidhet me voten e lire dhe depuetet nuk I zgjedh vetem thjeshte partia, por qytetari. Nje republike ku deputeti ka paresor interesin e qyetarit qe voton, interesin kombetar dhe jo te liderit qe e emeron deputet dhe pse nuk e njef mehalla e vet..

Kemi nevoje per nje parlament qe eshte pushteti I qytetareve, zeri tyre qe zbaton detyrimet e tij per ta vendosur qeverine ne binaret kushtetues dhe ligjor dhe jo thjeshte nje foltore pa vlere ku kryeministri cdo te Enjte hapur, perbuz shan dhe fyen qytetaret e vet. Kemi nevoje per nje drejtesi te pavarur nga kontrolli politik, kemi nevoje per gjyqtar dhe prokuror qe kalojne procesin e vetingut, por duke filluar nga Prokurori I Pergjithshem, kemi nevoje per ngritjen e Institucioneve te KED dhe KLP, SPAK.

Kemi nevoje per gjykate kushtetuese dhe nuk mund te pranojme qe Gjykata Kushtetuese te pushoje se funksionuari se I mungojne gjyqtaret dhe Gjykata e Larte te jete e bllokuar. Kjo do kete pasoja te medha ne kurriz te qytetareve.

Te nderuar kolege deputete.

Nuk ka veprim me te papranueshem per nje qeveri per te gjetur problemet e veta duke drejtuar gishtin tek opozita apo gjykimi dhe paragjykimi I vendeve te BE sic beri kryeministri.

Opozita e thashe ka dhene ate qe ju nuk e dhate asnjehere sepse per Ne Europa dhe NATO kane qene dhe ngelen qellimi yne. Ka pranuar dhe kompromise te cilat jane kthyer ne kosto jo thjeshte per opoziten por per shqiptaret sic ishte ai para zgjedhjeve.

Nese qeveria do ta shof kete si nje triumf politik, do ishte veprimi me pa mend dhe nuk do bej gje tjeter por do ta zgjas kete rruge te mundimshme Europiane te shqiptareve dhe do te rris skepticizmin dhe refuzimin e vendeve te BE.

Po sjell ne vemendjen tuaj se Kryeminstri I asaj kohe Berisha ne momente vertete historike per vendin me te rendesishem edhe se ky propozim ka pasur ne krah ne neshkrimin e marveshjes se Stabilizim Asocimit, ne dy Samitet e NATOs sepse pavaresisht peshes dhe pergjegjesise se qeverise ne keto procese, gjithperfshirja politke dhe vazhdimi I reformave jane vendimtare per te kapiatlizuar keto momenete te rendesishme me interes te qytetarev ete vendit tone.

Te nderuar kolege!

Duke folur per anateresimin ne BE si nje proces politik, nuk kujtoj si nje deputet I vjeter ne kete kuvend te diskutojme ndonjehere, cfare kemi perfituar ekonomikisht nga ky proces, sa efektiv kemi qene ne thithjen e fondeve por sidomos efetivitetin e perdorimit te tyre.

Kemi lene jashte vemendjes nje aspekt te rendesishem ne kete proces qe ka qene baza e krijimit te vet BE aspektin ekonomik, I cili ka vene ne pikepyetje vleren Europiane te shume vendeve te Europes juglindore apo vendeve si Italia, Spanja, Greqia, Portugalia deri ne largimin e Britanise nga BE.

Prandaj mendoj se per sa kohe e shohim si te pakthyeshm prespektiven Europiane, sfida jone qendron ne cilesine dhe shpejtesin e reformave shtetformuese, ndertimin e nje ekonomie e cila duhet te minimizoje efektet e konkurrences ne rritje te tregjeve te hapura, tregut Europian shume konservatore me shume rregulla e proceduara shtrenguese per nje ekonomi si e jona.

Te nderuar kolege deputet!

Dua te sjell ne vemendjen tuaj edhe disa zhvillime qe tejkalojne kufite e Shqiperise per kete vendim pozitiv, pa dashur te zbeh vleren e ketij momenti apo ngazellimin e tepruar.

Presidenti Macron ne parlamentin Europian theksoj;”Para nesh ka nje rrezik gjeopolitik nese Ballkani Perendimor leviz drejt Turqise apo Rusise”. Nuk dua qe Ballkani Perendimor-theksoj ai, te kthehet drejt Turqise ose Rusise, por ashtu nuk dua qe Europa te kete probleme te funksionoje me 28 anetare dhe mbas disa vitesh me 30 apo 32 anetare nen nen te njejtat rregulla”

Presidenti Junker tha “Qe duhet ta afrojme ballkanin sepse nuk mund te pranojme ti rikthehemi konflikteve.” Po kush po terhiqet dhe leviz drejt Turqise dhe Rusise, cfare konflikti parashikon Europa. Ku jemi ne si Shqiperi apo shqiptare ne keto zhvillime dhe shqetesime.

Mendoj se ketu duhet te ndalemi, sepse ka shume nevoje per analize dhe padyshim qendrim te qarte. Marredhenia e Rusise me Turqine dhe Iranin duhet te na beje qe ta shikojme shume me qarte realitetin dhe influencat ne ballkan por dhe rolin tone ne krah te SHBA, NATOs dhe BE. Asnje raport personal, politik, ekonomik, apo religjoz, nuk mund te devijoje orientimin e Shqiperise dhe aleancat e saj jo vetem ne kendveshtrimin e sigurise, por dhe ate ekonomik.

Ne nuk mund te rikthejme histori te vjetra ne realitete te reja per shkak te interesave ekonomike , politike dhe korruptive. Ne kemi qene Europiane qekur Skenderbeu ju kundervu perandorise Osmane apo kur rilindasit dhe me tej Ismail Qemali shpalli pavaresine e Shqiperise. Haxhiqamilizmi modern eshte sa qesharak dhe antikombetar. Po e mbyll fjalen time se ky lajm I mire per shqiptaret kerkon nje qendrim kombetar, me pergjegjesi dhe reflektim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?