Negociatat me Shqipërinë para verës? Deputeti gjerman: Është shumë herët

Në fund të qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive do të vendosin nëse BE do të negociojë pranimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Merkel do të duhet të kërkojë konsensus. Por koalicioni i tyre është i ndarë në këtë temë, shkruan sot media gjermane welt.de.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU) që njihet si një nga zërat kundër për çeljen e negociatave në qershor për Shqipërinë është prononcuar edhe njëherë lidhur me këtë çështje.

Në facebook ai ka shpërndarë një intervistë të tijën, ku thotë se fillimi i negociatave për Shqipërinë para verës është shumë herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne na duhet të vendosim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët, shkruan Krichbaum.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?