FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat/ PO-ja për Shqipërinë, Mediu: Qeveria të mos harrojë kushtet

Edhe pse Europa është bërë epiqendër e Covid-19, një lajm i mirë vjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së, ka reaguar kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu. Teksa e quan një vendim të gëzueshëm, nga ana tjetër, Mediu thekson se ”Këto detyrime janë në interes të Shqiperisë dhe shqiptarëve, për një politike dhe qeverisje në shërbim të vendit dhe shoqërisë, vendosjes dhe respektimit të standarteve demokratike, respektimit të Kushtetutes, lirive dhe të drejtave të qytetareve dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”.

Postimi i plotë

Vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave për antaresim në BE është një vendim i gëzueshëm dhe shpresë në këto ditë të vështira. Bashkë me gëzimin duhet të kuptojmë dhe përgjegjësitë për të plotësuar të gjitha kushtet dhe detyrimet, që kemi në këtë proces në mënyrë të veçantë ato të vendosura nga Bundenstangu Gjerman.
Këto detyrime janë në interes të Shqiperisë dhe shqiptarëve, për një politike dhe qeverisje në shërbim të vendit dhe shoqërisë, vendosjes dhe respektimit të standarteve demokratike, respektimit të Kushtetutes, lirive dhe të drejtave të qytetareve dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?