Negociatat, Shehi: Edhe për shkak të “futjes së hundëve” të Turqisë dhe Rusisë
Politikani Dashamir Shehi i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se konjukturat ballkanike ndikuan për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Megjithatë, kjo që është dhënë është një lajm shumë i mirë që mbyll një fazë të natyrës politike. Përtej asaj që këta në qeveri që janë duke u lavdëruar, realiteti është se u bë një rrugë e gjatë që u mbyll. Unë besoj që nga ajo eksperienca e gjatë përderisa e kanë dhënë të Komisionit, e kanë marrë një aprovim. Ka pasur edhe faktorë të tjerë politikë. Rrethanat, konjukturat ballkanike. Një lloj përcjellje e re e Evropës pas Brexit për ta kuptuar që edhe oborri i pasmë i shtëpisë që duhet integruar. Turbulencat e fuqive që duan të fusin hundët, duke filluar nga Rusia dhe Turqia. Konjukturat që kanë qenë të favorshme. Tani duhet të bëhemi gati me seriozitet. Njëherë duhet të bëhemi gati për periudhën e shkurtër duke dhënë disa sinjale që këta e kanë seriozisht në luftën kundër krimit”– tha Shehi.
Kreu i LZHK-se thotë se shqiptarët nuk kanë ditur të ndërtojnë shtetin dhe Evropa do të na ndihmojë në këtë drejtim.
“Unë them që Evropa do të na shërbejë jo për të përmirësuar ekonominë. Do të na ndihmojë për të ngritur në këmbë shtetin shqiptar. E kemi treguar me vite se paskemi një dobësi të madhe në këtë fushë. Kush merr pushtetin e bën sipas qejfit të vet, shpesh herë mendja më e mirë shqiptare ka përfunduar tek mendja e kushërinjve dhe asnjëherë nuk ka qenë një mendje institucionale për të ndërtuar një shtet me baza dhe afatgjatë. Evropa na duhet për të na detyruar me kushtet që vë. E treta pastaj, do të na ndihmojë edhe për ekonominë. Ne do të dorëzojmë sovranitetin në shkëmbim të një hapësire. Duke qenë Evropa këtu prezent unë do të ndihem më i sigurt me Evropën se sa sot me qeverinë. Ne shqiptarët e varfër të Ballkanit dhe injorantë të kemi frikë gardianët”– deklaroi Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

