FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat, vjen në Tiranë deputeti gjerman

Kur ende Gjermania nuk ka dhënë ”OK”, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-së, pasi në ”lojë” është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sot vendin do ta vizitojë deputeti i CSU në Bundestag Florian Hahn. Ai është njëkohësisht edhe zëdhënës për BE-së dhe zgjerimin.

Në Tiranë zyrtari gjerman do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Pas pak ditësh Gjermania pritet që të marrë vendimin për hapjen e negociatave ose jo për Shqipërinë. Vizita e tij në Shqipëri, vjen pak ditë pas asaj të Ramës në Gjermani, ku takoi Angela Merkel dhe loboi që Berlini të japë dritën jeshile për negociatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga qeveria shqiptare deri në fund të qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?