FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat, Xhafaj: T’i përvishemi punës, koha jo për fjalë

Rekomandimin pa kushte për negociatat me BE-në, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e përshëndet dhe shpreh bindjen se vendi do të ecë shpejt në këtë proces. Por Xhafaj, thotë se është koha për të treguar më shumë përgjegjësi, dhe më pak fjalë.

“Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë!”, thotë ai.

Ministri falenderon partnerët dhe rekomandimin e sheh jo vetëm si vlerësim për reformat e ndërmarra, por edhe shtysë për të vazhduar me to.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë: Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira”, shkruan ministri në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?