Negociatat, zbardhet axhenda e Frederica Mogherinit në Tiranë

Emisioni “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ka publikuar axhendën e vizitës në Tiranës, të Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE-së.

Gjatë ditës së martë rreth orës 16:30 minuta, do të jetë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila do të bëjë publike raportin për hapjen e negociatave, raport i cili do t’i dërgohet edhe Presidencës dhe Kuvendit.

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin zonja Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?