Nëse Rama jep dorëheqje prej aksidentit, a fiton dot “Opozita e Coptuar” zgjedhjet?

Nga Kreshnik Spahiu

Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë.

Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për vdekjen dhe aksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë policie

Swiss Digital Mobile Reklama

– “Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramēs.

Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen.

I duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja.

24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë (vdekjet, plagosjet, aksidentet) e cila  është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.

Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.

E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkepusë vëmendjen nga faktori jashtēm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend.

Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund tē ndodhë nëse jep dorheqjen Rama.

Pas dorëheqjes Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do kemi 4 alternativa:

1- Partia Socialiste

2- PD zyrtare me vendim gjykate e Bashës

3- PL Meta apo Metaj (që ende s’i dihet mbiemri)

4- Berisha pa parti dhe pa logo.

A e kuptoni se cili është rezultati zgjedhjeve?

Literalisht rezultat i njëjtë me zgjedhjet lokale të Marsit: DMTH, Partia Socialiste fiton më shumë se 25 Prilli i vitit 2023.

Sepse perballë s’ka më një Opozitë të Bashkuar, por një Opozitë të Copëtuar

Sepse ka SHBA, BE dhe UK kundër.

Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera…..

Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?