Nesër ditë votimi, Edi “konkuron” ndaj Ramës!

Nesër zhvillohen votimet, ku në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat në fletën e votimit. Mirëpo kjo ditë s’mund të kalonte jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale, ku ka shpërthyer ironia dhe fotomontazhet.

Në fotomontazhin e mëposhtëm, ku duket Edi Rama duke i shtrënguar dorën vetes, ironia është epike, sepse kjo foto shoqërohet me mbishkrimin: Nën sloganin “Le të fitojë më i miri”, rivalët i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.

Vallë, a do të ketë muzikë me dajre e valle nesër kur do të votojë Udhëheqësi i Madh i Partisë dhe i Popullit, shoku Edi Rama?

Në PS janë bërë gati që grupi i baletit dhe disa këngëtarë rilindas të dalin e të presin Udhehëqesin e Partisë dhe të Shtetit, Edi Ramën, sapo ai të shfaqet para qendrës së votimit. Po kështu, eshtë menduar që Udhëheqësin e Madh ta presë ministrja simpatike Elisa Spiropali, sepse Blerina Gjylahmeti do të jetë duke pritur Mëkëmbësin e Udhëheqësit, Erjon Veliajn.

Gjithashtu, nesër do të votojë në Elbasan “palimiska” i ri, Taulant Balla. Në Mirditë do të votojë “Kadri Hazbia” i sotëm, Sandër Lleshi.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer me mijëra ironi e tallje për votimet e ditës së dielë, ku si në komunizëm, ka vetëm një kandidat të partisë.

 

SHKARKO APP