Sot, në ora 08.30, Kryeministri do flasë edhe për arrestimin e Erion Veliajt
Politikë E Hënë, 10 Shkurt 2025 22:26

Kur don të përçojë mesazh publik kryeministri Rama përgjigjet te rubrika e tij “SY m’SY”.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me kërkesë të SPAK e me vendim të gjykatës Antikorrupsion, Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim. Mbrëmë ka postuar një status në facebook ku paralajmeron te “SY m’SY” e ku natyrisht do të ketë pyetje nga publiku vetëm për arrestimin e Veliajt.