New York/Vajza shqiptare e vë në siklet Edi Ramën

“Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…

– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë

– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës

Swiss Digital Desktop Reklama

– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale

Swiss Digital Mobile Reklama

– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”

Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?”, shkruan Eriola Pirra.

I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave:

“Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat”?

Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se akush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.

“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike” u shpreh ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?