Nga 75% e votave të numëruara, Gjukanoviq po fiton me 54.9%

Millo Gjukanoviq, kandidat për President të Malit të Zi, po prin në zgjedhjet e sotme.

Kur janë numëruar 75 për qind të votave, kreu i DPS’së së Malit të Zi po fiton me 54.9 për qind.

Në garë për të parin e vendit ishin shtatë kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq fituar 2.8 për qind të votave, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA ka fituar 33.7 për qind të votave. Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç fitoi 0.8 për qind të votave, kurse Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve moti 0.5 për qind të votave, kurse Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb ka fituar 0.4 për qind të votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjukanoviq, ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Podgorica do ta respektojë deklaratën Thaçi-Vujanoviq për korrigjimin e gabimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?