“Ngacmon” deputeti i PD: Deshën, s’deshën kritikët, Kuvendi ishte ofertë e pastër për bashkëpunim

Deputeti i PD, Luçiano Boçi vlerëson ofertën e bashkëpunimit për kritikët e Bashës në Kuvendin e PD.

Në një status në Facebook, Boçi thekson edhe kritikat e hapura që u bënë në Kuvend dhe kujton se edhe gjykuesit e furtunave politike prekën ngritjen e PD.

STATUSI

Swiss Digital Desktop Reklama

PËR KRITIKËT, SKEPTIKËT DHE “FANATIKËT”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi i djeshëm i Partisë Demokratike, deshën nuk deshën kritikët e zemëruar dhe të pazemëruar, ishte një ofertë e pastër bashkuese për të gjithë ata që kritikën e shohin dhe e konsiderojnë si mekanizëm demokratik për të diskutuar dhe dhënë opinione hapur, “në mes të shtëpisë”, pa u keqgjykuar e anatemuar. Gjithçka me dëshirën dhe angazhimin për të ngritur PD në piedestalin e suksesit. Shembujt nuk munguan. Kritika e mirë është si oguri i mirë. Skeptikët, gjykuesit objektivë të fortunave politike, panë qartazi dhe prekën ngritjen reale të PD.

Basha me fjalën e tij nuk la vend për ekuivok e hezitime. PD përgatitet të marrë fatet e vendit në dorë. Starti ka nisur.

Bindja e përhapur tejkaloi sallën e pamjaftueshme të Pallatit.

“Fanatikët”, ata që kanë sakrifikuar dhe flijuar shumë gjëra për PD, tejmbushën sallën dhe përputhen dje dëshirën me faktin.

Prekën vërtetësinë dhe seriozitetin e një opozite që shpalosi alternativën dhe moralin politik qytetar.

Më shumë se kushdo ata e ndjejnë që ngritja është e pandalshme. Prandaj suksesi i këtij Kuvendi nuk ishte vetëm Statuti i ri, por njëkohësisht mbjellja e bindjes e shpresës së re.

Kritikët, skeptikët e “fanatikët” nuk duhet të shkëpusin më zinxhirin e besimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?