Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjela: Arrestimi i Belerit tregon forcën e Shqipërisë kundër terroristëve të Greqisë

Forum E mërkurë, 6 Shtator 2023 22:44
Ngjela: Arrestimi i Belerit tregon forcën e Shqipërisë kundër terroristëve të Greqisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spartak Ngjela-

Çështja Beleri është një çështje serioze që ka të bëjë me personalitetin e kombit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Para 35 minutash
Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 18 orësh

Arrestimi i tij, po tregon sot forcën e Shqipërisë  kundër terroristëve të Greqisë dhe vetë politikës skizofrenike të Greqisë me të ashtuquajturin Vorio-Epir.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj…

I.

SPAK nuk duhet të bëjë asnjë lëshim, sepse Beleri është një terrorist aktiv, kriminal i dënuar në Shqipëri dhe në Greqi, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në kufi, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Bashkë me një parti që se njeh askush në Shqipëri, ky person ka dashur të krijojë pështjellim në Himarë, por duke përfituar nga antikombtarizmi Berisha që e ka quajtur Himarën zonë minoritare, në një kohë që dihet që Himara është kryeqendra e Labërisë, kanë dashur të abuzojnë, por që SPAK më në fund u theu hundët.

Zotërinj, Epir grek as ka pasur në shekuj dhe as që ka edhe tani. Epiri është Shqipëri e kulluar. Dhe, bashkë me të, edhe Çamëria që ndodhet brenda tij.

E pra, Epiri është Shqipëri që nga koha e Piros së Madh e deri tani, pa ndërprerje. Të gjitha të tjerat janë trillime dashakeqe kundër shqiptarizmit, dhe falsifikime historike kundër Arbërisë dhe Shqipërisë  nga qarqet e reaksionit grek por edhe të qeverive greke, që janë trembur tani me zhvillimin dhe personalitetin historik të Shqipërisë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

II.

Por…

Është gjuha shqipe që i ka mbrojtur me gjak shqiptarët që, pikërisht sot, ka sjellë kohën e re të shqiptarizmit të madh në histori. Etnia shqiptare në Gadishullin Ilirik tani është në suksesin e saj drejt njohjes reale të të gjithë historisë së Shqipërisë.

Pavarësia e Kosovës sigurisht që do të pasohet në ngritjen e tharmit shqiptar në të gjithë Gadishullin Ilirik.

Por, gjysma e tij, nga Janina e deri në Prevezë, është pushtim i Greqisë njëlloj sikurse ka qenë edhe pushtimi i Kosovës nga Serbia.

Ja pra,  këtu fillon dhe e ka shkakun e vet edhe reaksioni i sotëm i Greqisë kundër etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, pikërisht në këtë gjendje, reaksioni banal grek, hyn edhe çështja Beleri.

Turp për Greqinë dhe politikën greke që me një ndjenjë fëminore, mendon të shuajë historinë e madhe të Shqipërisë në vijën historike të saj: ilirë, arbër dhe shqiptarë, si vijimësi heroike dhe e pandërprerë në histori. Historia, kur ka dalë në të vërtetën e saj, ka shembur perandori dhe diktatura e tirani, njëra pas tjetrës.

Përfundimisht…

Kush e mendon se çështja Beleri është një çështje e thjeshtë duhet ta kuptojë se: ose është naiv, ose është kundër Shqipërisë.

Është terroristi që sulmoi postën kufitare të Peshkopisë në 10 prill 1994, dhe pas kësaj çfarë nuk ka bërë me antishqiptarizmin e tij kriminal që, në thelb të të gjithë asaj që ka si motiv të bëjë, është futur në një hulli kriminale për të arritur një gjë të pamundur: Himarën.

Por Greqia që i shtyn këta injorantë, është mirë që ta shfletojë historinë për ta kujtuar edhe një herë forcën e madhe të Shqipërisë së Jugut: Gjirokastër, Vlorë, Himarë.

Tani mori fund…

Po Athina, a ka zënë mend?

Që të zësh mend në çështje të tilla me pamundësi arritjeje, duhe që, së pari, të kesh mend.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 3 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 12 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 16 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.