Ngjela: Pas Rumanisë, radhën e arrestimeve e ka Shqipëria, siç ndodhi në 90’
Avokati i njohur Spartak Ngjela beson se pas trazirave në Rumani që çuan në dorëheqjen e kryeministrit dhe arrestimin e shumë zyrtarëve, radhën e Shqipëria.
Në një status në Facebook, Ngjela shkruan se e njëjta gjë ndodhi edhe në 1990 kur pas Causheskut, radha i erdhi Ramiz Alisë, por vetëm se këtë të fundit e shpëtoi Berisha.
Statusi i Ngjelës
Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.
Ngjarjet anti-korrupsion në Shqipëri janë të pashmangshme. Në Rumani, deri tani janë arrestuar 1000 ish pushtetarë të korruptuar, dhe, midis tyre, disa ish kryeministra, ish ministra, drejtorë e deputetë. Por, siç duket, kjo s’paska qenë e mjaftueshme për urrejtjen popullore.
Revoltat vijojnë në Rumani. Si rregull, në funksion të abuzimit me pushtetin, krimi shtetëror shqiptar e ka radhën pas Rumanisë. Ramizi Alisë do t’i vinte radha pas Çausheskut. Prandaj shpejtoi dhe gjeti Saliun. Kurse tani që po i vjen radha Saliut, ky ka gjetur Metën. Për të qeshur është kjo shpresa e tij të rondokopi Meta. Do Meta nuk do Meta; do Rama nuk do Rama, pas Rumanisë radhën e pastrimit nga korrupsioni e kemi ne. Të gjithë shqiptaret duhet të mobilizohen për ta fshirë krimin shtetëror në Shqipëri, sepse varfëria ekstreme që po përjetojmë është rezultat i korrupsionit dhe krimit shtetëror.
KOHA JONË SONDAZH

