FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis seanca në Gjykatën e Apelit, në dorën e kujt do kalojë vula e PD?

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel nis në orën 11:00, ku do të vendoset ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Në seancë përfaqësuesi i grupit të Alibeajt është Ivi Kaso. Ndërsa përfaqësues nga grupi i Berishës, janë Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Po ashtu të pranishëm nga grupi i Alibeajt janë avokatët Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?