Nis takimi, Basha 5 minuta me vonesë

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Edi Rama edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në pallatin e Kongreseve fillimisht ka ardhur kreu i qeverisë, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa.
Pas 5 minutash në takim ka mbërritur dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët e PD, Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi.

Në përfundim të takimit Rama-Basha, kryeministri dhe kreu i opozitës do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.

salla e takimit

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=UR2LMZg64jM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP