Ka nisur takimi mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kreut të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe kryetarëve te partive të opozitës jashtëparlamentare.
Takimi ka nisur fiks në orën 09:00, ku në Presidencë kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët. Ndërkohë, në takim mungon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka dërguar nënkryetarin e partisë, Petrit Vasili.
Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.
“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”,- thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.

