Nishani: Kryebashkiaku i Kolonjës, përherë në zemrat e bashkëqytetarëve

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Malo për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tyre Arben Malo, njëherësh dhe kryetar i bashkisë Kolonjë.

Nishani vlerëson se kontributi i zotit Malo në komunitet do të mbetet përherë në mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij.

Mesazhi i Nishanit

Swiss Digital Desktop Reklama

 “E nderuara familja Malo,

Swiss Digital Mobile Reklama

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë, në kohën kur më së shumti mund të jepte për familjen e tij të nderuar dhe banorët e trevës ku ai u lind dhe u rrit.

Kontributi i tij në komunitet do të mbetet përherë në mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij.

Dëshiroj që në këto momente të vështira t’i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Kolonjës.

Shpirti i Arbenit u prehtë në parajsën e përjetshme!

 Bujar Nishani”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?