Nishani telefonon Jahagën: MSA, mbështetje për Kosovën

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar në një bisedë telefonike homologen e tij kosovare, Atifete Jahjaga për nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një mbështetje dhe shprehje e fuqishme e besimit europian ndaj institucioneve të Kosovës, një gurthemeli për integrimin e përparimin e mëtejshëm të saj në strukturat europiane e euro-atlantike”, shprehet kreu i shtetit shqiptar. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani e cilëson një lajm të shkëlqyer për gjithë rajonin, për të ardhmen e përbashkët europiane si dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?