FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani-Thaçi: Të konsolidohet edhe më shumë faktori

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Menduh Thaçin, k i  Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni.

Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Thaçit në konsolidimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si dhe në zhvillimin e raportevesa më të mira mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni.

Presidenti shprehu qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, si një fondament i respektimit të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë mes shqiptareve dhe maqedonasve në të mirë të prosperitetit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve sa më të mira të këtyre dy popujve shtetformues në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit shprehu qëndrimin e tij kundër çdo lloj ekstremizmi dhe për një frymë sa më të mirë bashkëpunimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe me të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimin sa më të  mirë  të potencialeve ekonomike të shqiptareve në Maqedoni dhe anasjelltas, si një urë e rëndësishme bashkëpunimi edhe mes dy shteteve tona.

Thaçi  falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe përkrahjen e dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërie, duke treguar lidership dhe mbështetje për të gjithë pa asnjë dallim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?