Reagon Kryeministria: Rama s’ka pasur plan ta vizitonte Shkodrën

Zyra e shtypit e Kryeministrisë deklaron se kryeministri Edi Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar qytetin e Shkodrës sot, duke rrëzuar pretendimet e demokratëve për anulimin e vizitës për shkak të protestës që po zhvillohet aktualisht në Shkodër.

Kryeministria thekson se sot Rama ndodhet në Vlorë, ku do të marrë pjesë ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik në këtë qytet, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.

Por ajo që mbetet e paqartë është fakti që reagimi i Kryeministrisë vjen një ditë pasi u publikua në media agjenda e vizitës që do të zhvillonte kreu i Qeverisë ditën e sotme në Shkodër. Dhe pyetja që mbetet është se: Nëse Kryeministri Rama nuk kishte asnjë plan për të shkuar në Shkodër, Kryeministria pse nuk e bëri përgënjeshtrimi që dje?

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI I KRYEMINISTRISE
Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja programi për sot i Ramës në Shkodër që u publikua ditën e djeshme

Ora 09:00 Nisja nga Tirana

Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE

Ora 11:00 Çelja e Panairit të parë Rajonal të Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)

Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH-në

Ora 13:00 Drekë me bizneset e vogla në Shkodër

Ora 14:30 Dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?