Një muaj pasi Rama inauguroi shkollën në Shijak, Shaqiri: Trarët janë krisur dhe uji hyn brenda klasave

Drejtuesi i LSI-së për Shijakun, Bahri Shaqiri ka denoncuar situatën në të cilën ndodhet shkolla ”16 Shtatori”, ku sipas tij, ndryshe nga propaganda e qeverisë me inaugurime, trarët janë krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës. ”Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike. Më 25 prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite”,-shkruan Shaqiri në facebook.

Postimi i plotë

U inaugurua me propagandë të madhe para 1 muaji ja gjendja sot e shkollës “16 Shtatori” në Shijak. Më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike. Më 25 prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 prill i gjithë Shijaku, Durrësi e mbarë Shqipëria do e largojë këtë sekt dhe ajo ditë do jetë dita e NDRYSHIMIT TË MADH me një qeverisje të re të përgjegjshme e përkushtuar në rindërtimin e vërtetë, të shpejtë dhe me standarde të gjithë godinave publike dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?