Një shembull i ndikimit serb në raportimin për Shqipërinë në mediat e mëdha ndërkombëtare

Dje Kuvendi njëpartiak shkarkoi Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, por vendimin final e jep Gjykata Kushtetuese. Sigurisht që lajm u bë në të gjitha mediat e huaja, por në median ”Reuters” thelbi i shkrimi ishte jo i plotë dhe këtë e analizon gazetari Kastriot Myftaraj.

Nga: Kastriot Myftaraj

Në 9 qershor gazetari i “Reuters”, Fatos Bytyçi raportoi nga Prishtina për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Lajmi është edituar nga një serbe, Ivana Sekularac.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikësëpari lexoni fjalinë e fundit të këtij lajmi të agjencisë “Reuters”, me raportim nga Prishtina, nga gazetari Fatos Bytyçi; “Meta hyri në politikë në 1999 kur u bë kryeministër në moshën 30 vjeç”. Ky Fatos Bytyçi, me rastin që po raportonte shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë së paku të kishte marrë mundimin për të parë jetëshkrimin politik të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta nisi karrierën politike shtatë vite para se të bëhej kryeministër. Në 1992 u zgjodh për herë të parë deputet, në 1993 nënkryetar i Partisë Socialiste, në 1998 u bë zëvendëskryeministër.

Në raportimin e Fatos Bytyçit ka edhe të dhëna të tjera që përbëjnë lajm të rremë. Kështu ai thotë se ”Meta ka qenë së fundmi kryetar i një partie të vogël opozitare, LSI”. Në të vërtetë Meta para se të bëhej President ishte kryetar i një partie që ishte në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste të kryeministrit Rama. Meta u zgjodh President në sajë të votave të partisë së kryeministrit Rama, një fakt që mungon në raportim.

Nuk dihet nëse ka qenë ky Bytyçi që nuk e ka thënë në raportim se Presidenti ka akuzuar publikisht. Kryeministrin Rama si njeri të Beogradit, apo këtë detaj e ka hequr Ivana Sekularaci. Gjithsesi raportimi është bërë ashtu sipas shijes së Beogradit.

Mediat e Kosovës kanë pasur të parat detyrim të shprehen për këtë ngjarje sepse raportimi u bë nga Prishtina, nga një gazetar kosovar. Por ato heshtën. Së paku dikush ta pyeste këtë Bytyçin për bëmën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?