Njerëzit ankohen sot në rrjetet sociale: Pse “profeti i Surrelit” nuk ka postuar “fjalë të shenjta”?

Edi Rama ose siç quhet në rrjetet sociale si “Profeti i Surrelit” nuk ka postuar sot asnjë rrjesht apo fjalë të shenjtë nga ato që zakonisht ai jep çdo mëngjez herët si “ushqim shpirtëror” për njerëzit që ka mbyllur brenda.

“Profeti i Surrelit” jep si “melhem” fjalë të shenjta, nga ku njerëzia e pabukë dhe e papunë, marrin frymëzim dhe forcë për të luftuar koronavirusin.

Aq të mësuar ishin populli me këto “fjalë të shenjta” sa këtë mëngjez janë zgjuar duke kërkuar në profilin e “Profetit” të ri në facebook dhe nuk kanë gjetur gjë, por veçse një të huaj që shpjegonte rreziqet për koronavirusin. Por sipas Shpëtim Nazarkos dhe Eduard Zaloshnjës së sondazheve populli shqiptar ka dy muaj apo më shumë që e ka kaluar i pari, pas Kinës, sëmundjen e koronës.

Në rrjetet sociale sot ka lutje, kërkesa dhe ankesa ndaj “Profetit të Surrelit” se pse Edi Rama nuk ka postuar “fjalë të shenjta”, sot!

Ja nga këto “fjalë të shenjta”, si ditët e tjera, do populli:

SHKARKO APP