Noka: Kuksianët më dhanë ca miell për Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha nga selia e Kuvendit, se kuksianët e kishin porositur për t’i hedhur kryeministri miell, ndërsa shtoi se seanca e sotme parlamentare është vetëm fillimi i një beteje pa kthim kundër Edi Ramës.
“Kuksianët më porositën që t’i bëjmë dhuratë sot nga sofra e tyre e varfër ca miell batakçiut Edi Rama, në pamundësi për të pasur fuqi ekonomike për t’i dhënë pluhurin e bardhë, atë që quhet drogë. Por, seanca e sotme është vetëm fillimi i një beteje pa kthim ndaj kryehajdutit, kryemafiozit, qeverisë së tij, ndaj bandës së tij deri në rrëzimin e kësaj klike kriminale që për fat të keq quhet sot qeveri e Republikës së Shqipërisë”,- tha Flamur Noka.
Plas grushti dhe rrëmuja në parlament, qëllohet kryeministri. Ndërhyn Garda e Republikës
KOHA JONË SONDAZH

