Noka: Në Kuvend po i bëhet atentat demokracisë, ministri i Sigurimit do t’i mbyllë gojën opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për qëndrimin e mbajtur ndaj tij në seancën e sotme plenare nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në dalje të Parlamentit, pas mbylljes së punëve të Kuvendit, për shkak të përjashtimit të deputetit Noka, ky i fundit thotë se “ky është një atentat që i bëhet demokracisë dhe fjalës së lirë”.

“Ato komente që kam patur për të bërë, i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë,. Kanë vënë në krye të Kuvendit ministrin i sigurimit për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Noka.

Në seancën e sotme plenare, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët demokratë, kryeparlamentari Ruçi vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Pas kësaj u ndërpre seanca për të rifilluar në orën 17:00. Por edhe rifillimi i seancës plenare, e gjeti deputetin Noka të ulur në ndenjësen e tij, duke mos pranuar të lërë sallën e Kuvendit.

Kjo bëri që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi të vendosë sërish ndërprerjen e seancës, duke e shtyrë për ditën e nesërme.

 

 

SHKARKO APP