FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka: Prap do sillem ashtu por Tahiri sillet si aktor, injoron gjendjen kriminale

Deputeti demokrat Flamur Noka, nuk do të jetë nesër në seancën plenare, pasi sot ai u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi. Por Noka nuk ka shfaqur aspak pendesë, pasi duke folur për vendimit, ai u shpreh se thjeshtë ka mbrojtur interesat e qytetarëve.

“E theksoj edhe 100 herë po të ndodhë ajo situatë në atë Kuvend, edhe 100 herë të tjera unë atë gjë do të bëj. Unë jam deputet dhe jam votuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Unë nuk jam deputet eunuk siç u treguan dje ministrat e mazhorancës. Ministri i Brendshëm erdhi dje, aktroi, i injoroi, i përdhunoi dhe iku. Është e papranueshme një arrogancë e tillë. Dje ai ka shprehur neglizhencë të madhe për qytetarët e këtij vendi. Dje diskutohej buxheti për Ministrinë e Brendshme”, tha Noka.

Duke theksuar se krimi ka kapur shtetin, ish-ministri i Brendshëm tha se situata kriminale në vend është e papranueshme pasi ka çdo ditë vrasje dhe trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët ndihen më të pa sigurtë çdo ditë e më shumë. qytetarët prisnin të dëgjonin se çfarë do të bëhet për të përmirësuar situatën, por ministri vepron si një karagjoz, si një kloun. Sa kohë të jem parlamentar, unë nuk do të pranoj kurrë këtë situatë. Nuk ndëshkohet ministri që u soll në atë mënyrë, apo kreu i Komisionit që nuk reagoi për këtë sjellje, por ndëshkohet ai që kundërshton këtë arrogancë dhe fyerje ndaj shqiptarëve”, përfundoi deputeti i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?